Montpellier shpallet kampion i Evropës në hendboll

Montpellier shpallet kampion i Evropës në hendboll

Ka përfunduar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në hendboll në konkurrencën e meshkujve e zhvilluar në Cologne të Gjermanisë mes Nantes dhe Montpellier me fitoren e këtij të fundit me rezultat 26- 32.

Lojtarët e Montpellierit të cilët u treguan më të mirë edhe në pjesën e parë të takimit arritën që edhe në pjesën e dytë të kontrollojnë lojën dhe të mos gabojnë duke fituar kështu me 6 gola diferencë.

Pjesa e parë e takimit ishte përmbyllur me rezultat 13- 16 në të mirë të Montpellierit, shkruan rtv21.tv

Pjesa e dytë solli spektakël pasi që Nantes arriti ta barazojë rezultatin gjatë ndeshjes mirëpo disa gabime të lojtarëve të tyre të një pas njëshme gjatë lojës i shfrytëzuan lojtarët e Montpellierit të cilët përsëri arritën të shkëputën me rezultat të cilin e mbajtën deri në fund.

Kujtojmë se Nates kishte mposhtur ekipin e Paris Saint Germani për të arritur në finale kurse Montpellier kishte mposhtur ekipin e Vardarit.

Kujtojmë se kjo ndeshje është transmetuar ne RTV21 PLUS ashtu siç ishin transmetuar edhe ndeshjet gjysmëfinale./21Media

Fotografia e EHF Champions League