Është nënshkruar një Memorandum mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës

Është nënshkruar një Memorandum mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënshkruan të premten Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës, përkatësisht asfaltimit të rrugëve në fshatin Llapçevë – Ujëvarat e Mirushës, në vlerë 250,000 euro dhe Mleqan – Pllaqicë në Malishevë, në vlerë 162,000 euro.

“MI obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Malishevës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Po ashtu në njoftim thuhet se Komuna obligohet që të sigurojë kushtet e nevojshme, që projektet të realizohen pa pengesa brenda afatit të caktuar, në përputhje me ndarjet buxhetore dhe me kualitet të lartë.

“Komuna është e obliguar të njoftojë MI-në për rrjedhat e realizimit të projekteve, të kryejë çdo lloj shpronësimi të nevojshëm për zbatimin e këtyre projekteve, përfshirë procedurat e kompensimit në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrinë e Financave, si dhe të hartojë projektet për çdo investim infrastrukturor, i cili kryhet sipas këtij memorandumi”, thuhet në njoftim./21Media

http://rtv21.tv/financohet-realizimi-dy-projekteve-ne-malisheve/
Facebook Comment