Pamje nga dasma e "Pajtesës"

Pamje nga dasma e “Pajtesës”

Aktorja e njohur, Fiona Gllavica sonte u martua me të fejuarin e saj, Arbnori Pacollin. Çiftin sonte e kurorëzoi i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan rtv21.tv

Aktorja, e cila për publikun është bërë e njohur me rolin e “Pajtesës”, duket mjaft bukur në ditën e saj më të lumtur. Kjo shihet në disa video që i shpërndau në instagram, mikja e saj, aktorja e njohur, Albulena Kryeziu-Bokshi.

Nga videot shihet se dasma po mbahet në një ambient shumë të bukur, teksa ka numër të madh të mysafirëve.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Fiona ka organizuar festën e beqarisë, në të cilën është dukur shumë bukur./21Media