"Në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera"

“Në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera”

Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, ka bërë një dedikim emocionues në ditëlindjen e nënës së saj të ndjerë, shkruan rtv21.tv

Në shkrimin që e ka publikuar në rrjetin social Instagram, Fiona gjithashtu ka përcjellë një mesazh për ndjekësit e saj.

“Nanës për ditëlindje. Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit. Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë”

 

View this post on Instagram

 

Nanës për ditëlindje Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie. Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit. Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë❣️

A post shared by Fiona Gllavica (@fionagllavica) on

Ndryshe, aktorja Fiona Gllavica më 12 korrik u martua me Arbnor Pacollin. Çifti u kurorëzua nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një ceremoni madhështore./21Media