Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1

Ndeshja përfundoi me rezultat 2-1

Fiorentina mposhti me rezultatin 2-1 Atalantën në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë dhe avancoi për në çerekfinale, ku do të gjejë përballë Interin, që një ditë më parë eliminoi Cagliarin.

Skuadra vjollcë e nisi mirë takimin dhe kaloi në avantazh që në minutën e 11’ me anë të sulmuesit të sapoardhur në ekip, Patrick Cutrone, që pasi kombinoi bukur me Dalbert, arriti të shtyjë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Atalantën, që gjeti golin me anë të një ish-i si Josip Ilicic, ndërsa pak më vonë kapiteni i Fiorentinës Pezzella u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për një simulim në zonë, duke lënë skuadrën vjollcë me 10 futbollistë.

Megjithatë kur të gjithë prisnin golin e dytë të Atalantës, ishte sërish Fiorentina, që nëpërmjet një zbritjeje të shpejtë, arriti të gjejë golin me anë të Lirolës dhe të sigurojë kualifikimin për më tej.