Napoli vazhdon me rezultate negative

Napoli vazhdon me rezultate negative

Skuadra e Gennaro Gattusos, Napoli sonte u mposht në “San Paolo” nga Fiorentina me rezultat 0-2.

Fiorentina ishte më e mirë se skuadra vendase edhe në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë.

Chiesa shënoi golin e parë për mysafirët. Ishte një finalizim i mirë i italianit në minutën e 26-të pasi u asistua nga Marco Bennasi.

Në pjesën e dytë, Fiorentina vazhdoi me presionin dhe arriti që të shënoi golin e dytë në minutën e 74-të nga Dusan Vlahovic.

Pas kësaj humbjeje, Napoli ende është në vendin e 11-ta me 24 pikë. Me pikë të njëjta është edhe Fiorentina, por ka një pozitë më të ulët.