FIQ prezanton raportin “Problemet që Cenojnë Mirëqenien e Banorëve”

Raporti shtjellon në mënyrë të hollësishme problemet e komunave më të vogla të Kosovës

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) sot mban konferencë për media, me qëllim të prezantimit të gjetjeve të raportit “Problemet që Cenojnë Mirëqenien e Banorëve në Fshatrat dhe Qytezat e Kosovës.”

Qëllimi i këtij raporti është, nxjerrja në pah e problemeve më prioritare me të cilat ballafaqohen banorët e komunave më të vogla të Kosovës, të cilat për arsye të ndryshme janë lënë anash, qoftë nga qeveria lokale, qendrore por edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.

Raporti shtjellon në mënyrë të hollësishme problemet e këtyre komunave ne sektorë si infrastrukura, edukimi, kultura, shëndetësia, nepotizmin politik dhe mbi të gjitha papunësinë e lartë në mesin e të rinjve të këtyre komunave.

Komunat e përfshira në këtë raport janë: 1.Fushë Kosova, 2.Istogu, 3.Kaçaniku, 4.Kamenica, 5.Lipjani, 6.Malisheva, 7.Podujeva, 8. Shtimja, 9.Vitia dhe 10. Vushtrria.

Ky raport realizohet prej FIQ-it në përputhje me misionin e punës së organizatës që është “nxitja e aktivizmit qytetar për zhvillim të qëndrueshëm”

Back to top button