Kërkohen 10 mijë "like"

Kërkohen 10 mijë “like”

Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, ka nisur një sfidë të re në rrjetin social “Facebook”.

Ismaili ka shpërndarë, një shkrim të një mikut të tij, i cili po kërkon 10 mijë “like” në postimin e tij që Fisnik Ismaili i PDS-së t’i kthehet “dashurisë së parë”, VV-së.

 

Ky i fundit e ka pranuar sfidën, por ka një kusht.

“Nëse Nexhi i merr 10,000 llajka në postimin e tij, kthehem në Lëvizje, por me një kusht: sa herë bajnë Salih Zyba e do tjerë gjeste të ulëta që nuk i përkojnë një pushtetari, qoftë edhe jopublike (në ndoj mledhje, a najsen) unë me reague publikisht, edhe me i ba horë”, ka shkruar Ismaili.

Koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e 6 tetorit ka marrë 11,57% të votave/21Media