Pas njoftimit se Bahtiri do të kalojë në VV

Pas njoftimit se Bahtiri do të kalojë në VV

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do t’i bashkohet të premten Lëvizjes Vetëvendosje.  Ky lajm e ka shtyer deputetin nga radhët e partisë Socialdemokrate (PSD), Fisnik Ismaili të paralajmëroj tërheqjen e tij prej politikës.

“Ky lajm sapo ma konfirmoi se unë sivjet s’kam çka lypi me u kandidue, duke e dijtë që Kosovën po e lë në duer të sigurta”, ka shkruar Ismaili duke ia bashkangjitur lajmin se Bahtiri iu bashkua VV-së.

Ismaili i ka falendëruar të gjithë përkrahësit edhe dashamirët e tij “përfshi edhe ata që kam mujtë me i dëshpërue, për besimin që e patën në mue”.

Ai me ironi tha se po ia lëshon rrugën gjeneratës së re.

“Pavarësisht zhvillimeve të dy vjetëve të fundit, unë kam qëndrue korrekt edhe besnik ndaj parimeve e qëndrimeve të mia, duke e përfaqësue me dinjitetin më të madh që kam mujtë, jo vetëm votuesin tim, por secilin qytetar të Kosovës. Sonte, me dy duert dhe krejt shpirtin, ia lëshoj rrugën gjeneratës së re, mendjendritun, parimore dhe super-inteligjente”, ka përfunduar Ismaili.

Deputeti Fisnik Ismaili më herët ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa është tërhequr me krijimin e PSD-së/21Media