Eleni në vendin e dytë

Eleni në vendin e dytë

Izraeli ka fituar Eurovisionin 2018. Ky shtet u përfaqësua nga këngëtarja Netta me këngēn “Toy”.

Në vendin e dytë u pozicionua këngëtarja shqiptare Eleni Foureira e cila është pritur mjaft mirë nga publiku në sallë, por jo vetëm. Ishte e vetmja pjesëmarrëse që kishte një performancë aq shpërthyese, me një këngë ritmike, me të cilat tashmë ajo personifikohet.

Ermal Meta dhe kolegu i tij Fabrizio Moro kanë sjellë një mesazh senzibilizues me anë të këngës “No me avete fatto niente”, e cila para disa muajsh fitoi në Sanremo në Itali. Ndërsa ne Eurovision fitoi vendin e pestë, shkruan rtv21.tv

Në natën finale performoi edhe Eugent Bushpepa i cili u ngjitë në skenën e festivalit, për të dëshmuar edhe njëherë zërin e fuqishëm me këngën “Mall”. Publiku mirëpriti paraqitjen e tij, ndërsa padyshim për shqiptarët ishte një emocion i rrallë. Shqipëria këtë fitoi vendin e 11-të/21Media

Eurovision Song Contest 2018

The Winner of the 2018 #Eurovision Song Contest is ISRAEL! #ESC2018 #AllAboard

Gepostet von Eurovision Song Contest am Samstag, 12. Mai 2018