Fenerbahçe kryeson tabelën e ligës turke

Fenerbahçe kryeson tabelën e ligës turke

Fenerbahçe ka mposhtur Kasimpasas, me rezultat 3:2. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Vedat Muriqi, i cili me dy gola të shënuar ia ka siguruar tri pikë skuadrës së tij.

Muriqi të dy golat i ka shënuar nga penalltia, në minutat 6 dhe 44, ndersa golin e teret e ka shënuar Serdar Aziz (59’). Për Kasimpasan kanë shënuar Abdul Khalili (37’) dhe Syam Ben Youssef (56’).

Fenerbahçe kryeson tabelën e ligës turke, pasi në 11 ndeshje ka grumbulluar 20 pikë. Ndërsa, Kasimpasas renditet e 11 dhe ka grumbulluar 11 pikë.

Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar gjigantit turk Fenerbahce, më 7 korrik të këtij viti./21Media