Rahoveci e dominoi ndeshjen

Rahoveci e dominoi ndeshjen

Sot është zhvilluar ndeshja e xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërmjet Rahovecit dhe Lipjanit.

Rahoveci mposhti Lipjanin me rezultat  116:79. Vreshtarët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund.

Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 36:12, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 30:19. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, ku periudha e tretë përfundon 28:27 dhe ajo e fundit 24:21.

Demarcus Stucky ishte lojtari më i miri te Lipjani me 40 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, derisa te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë për 20 minuta dhe Javis Howard me 18 pikë e 12 kërcime.

Për Lipjanin kjo ishte humbja e 11-të nga 11 ndeshje të zhvilluara, kurse Rahoveci ka dhjetë fitore dhe një humbje. Vreshtarët janë në vendin e parë në renditje./21Media