Fiton Vuçiqi

Vuçiq fiton presidencialet në Serbi

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, duke konfirmuar dominimin e tij në politikën serbe.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Serbisë nga 95% të votave të numëruara, kandidati presidencial Vuçiq, ka fituar  bindshëm me mbi 56 përqind të votave, ndërsa rivali i ri kryesor, Sasha Jankoviq ka siguruar vetëm 15.60% të votave.

Në zgjedhjet presidenciale në Serbi, të drejt vote kanë pasur 6.724.949 votues të regjistruar.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në disa qendra në Kosovë,  kryesisht në qendrat e votimit në veri të  vendit, ku procesi zgjedhor është cilësuar pa incidente.

Votuesit serbë votuan për 11 kandidatë.

Back to top button