Peja 95:89 Feronikeli

Peja 95:89 Feronikeli

Peja ka shënuar fitore dramatike ndaj Feronikelit, në kuadër të javës së katërt të Superligës, me rezultat 95:89.

Për shkak se palestra në Drenas ende nuk është e gatshme, takimi u zhvillua në Pejë edhe pse Feronikeli ishte vendas.

Ndeshja ishte shumë interesante dhe e barabartë, derisa pejanët në minutën e fundit siguruan fitoren. Çereku i parë përfundoi 20:21, për Pejën, ndërsa i dyti 16:21 dhe i treti 20:23.  Kur u mendua se Peja do të shënonte fitore të sigurt, Feronikeli arriti të barazojë rezultatin në 82:82. Por, Peja ishte më e përqendruar dhe në fund fitoi 89:95.

Lojtari më i dalluari te Feronikeli ishte Tyrlon Garland, kurse te Peja u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, Jamicheal Morgan me 24 dhe Jordan Martin me 20.

Feronikeli ka tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa Peja ka dy fitore dhe një humbje./21Media