Besa mposhti Vëllaznimin me rezultat 39:10

Besa mposhti Vëllaznimin me rezultat 39:10

Besa Famgas ka fituar shumë thellë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Besa ka mposhtur të shtunën në palestrën “Karagaçi” në Pejë skuadrën gjakovare Vëllaznimi, me rezultat 39:10. Pas pjesës së parë, rezultati ishte 19:4 për ekipin pejan.

Besa Famgas është kampion aktual dhe ka përfunduar garat në Superligën A në vend të parë. Plotë 13 lojtarë të Besës shënuan gola ndaj Vëllaznimit, ndërsa më efikasi ishte Jupa me 7 gola. Te Vëllaznimi nga 4 gola i shënuan Neziri e Rama.

Ndeshja e dytë luhet mesjavën e ardhshme në Gjakovë, ndërsa Besa nuk pritet të ketë telashe për të kaluar në finale. Për Vëllaznimin është sukses kalimi në plejof.

Besa Famgas – Vëllaznimi 39:10 (19:4)

Besa Famgas: Mushkolaj, Y. Muqolli 2, Thaqi 1, Vokshi 1, Çuziq 2, Idrizi 5, Bislimi 5, Kukrika 1, Gjuka 1, Dre. Tahirukaj 3, Tetova 4, Jupa 7, J. Muqolli 2, Dri. Tahirukaj 5, Mehmeti, Berisha.

Vëllaznimi: Luzha, Hoxha, Neziri 4, Halili, Rexha, Rama 4, Fana 1, Spahija 1, Bardhoku, Mamusha, Ferati, Hoti, Morina, Luzha, Kuqi, Idrizi.