Monnier tregon ngjarjen

Monnier tregon ngjarjen

Aktorja e njohur franceze, Valentine Monnier, ka akuzuar regjisorin Roman Polanski për keqtrajtim seksual. Ajo bëri të ditur se kur ishte 18 vjeçe Polanski e ka përdhunuar në një resort skish.

Monnier hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet, në mënyrë që të përshkruante përvojën sipas saj, të tmerrshme nga Polanski.

Aktorja tregoi se si ajo kishte frikë se mos do të vritej nga regjisori i filmit pasi ai e ‘përdhunoi dhunshëm’ në Gstaad, Zvicër.

Nuk kam pasur lidhje me të, as personale e as profesionale, dhe thuajse nuk e njihja. Më goditi, më rrahu derisa nuk u dorëzova, ndërsa më pas më përdhunoi”, ka rrëfyer ajo.

Tutje Monnier tha se ajo tani dëshironte të akuzonte Polanski për sulmin ndaj saj në fillim të vitit 1975.

Polanski është ende në kërkim në Amerikë pasi u deklarua fajtor për përdhunimin e një nxënëseje 13-vjeçare në vitin 1977 dhe më pas u largua nga vendi./21Media