Zëdhënësja e tij tha se është vendim privat i aktorit

Zëdhënësja e tij tha se është vendim privat i aktorit

Fituesi i trefishte i çmimit Oscar Daniel Day-Lewis, i cili konsiderohet si një ndër aktorët më preminent të gjeneratës se tij, ndërpret karrierën si aktor filmi.

Sipas portalit “Variety” aktori 60 vjeçar i cili në karrierën e tij kinematografike ka ka luajtur role të presidentëve, shkrimtarëve dhe liderëve të bandave është në pritje të realziimit të rolit të tij në një film të fundit.

Ështe konfirmuar se Lewis do të ngjitet në dërrasat e teatrit me një rol të ri më 25 dhjetor 2017, shkruan rtv21.tv.

Ai nuk dha arsye për pensionimin e tij. Në një deklaratë, zëdhënësja e Day Lewis, Leslee Dart, konfirmoi lajmin: “Daniel Day-Lewis nuk do të punojë më si aktor. Ai është jashtëzakonisht mirënjohës për të gjithë bashkëpunëtorët dhe audiencën e tij gjatë shumë viteve. Ky është një vendim privat dhe as ai dhe as përfaqësuesit e tij nuk do të bëjnë ndonjë koment të mëtejshëm mbi këtë temë”.

Filmat me të cilët Lewis është shpërblyer me Oscar si aktori më i mirë, janë: “My Left Foot” “There Will Be Blood” dhe “Lincoln”/21Media