U mbajt edicioni i sivjetmë i MTV EMA

U mbajt edicioni i sivjetmë i MTV EMA

Sonte në Sevilla të Spanjës është mbajtur evenimenti i ‘MTV Europe Music Awards 2019’. Në mesin e fitueseve të çmimeve për këtë vit është edhe këngëtarja shqiptare Ava Max. Ajo fitoi çmimin për ‘depërtimin e vitit’, në konkurrencë me Billie Eilish CNCO, H.E.R., Jade Bird, Juice WRLD, Kiana Ledé, Lauv, Lewis Capaldi, Lizzo, Mabel dhe Rosalia.

Edhe një tjerë shqiptare e njohur ishte pjesë e kësaj gare, Beba Rexha, e nominuar për çmimin bashkëpunimi më i mirë me The Chainsmokers për këngën “Call You Mine”. Fitues në këtë garë u shpallën Rosalia, J Balvin ft. El Guincho me këngën “Con Altura”, derisa në garë ishin edhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimet u ndanë për garën videoja më e mirë, ku fitoi Taylor Swift ft. Brendon Urie of Panic! At The Disco “ME!”, derisa artisti më i mirë u zgjodh Shawn Mendes.

Kënga më e mirë u shpall “Bad Guy” e Billie Eilish, e cila ishte në garë të fortë me Lil Nas X ft. Billy Ray Cyrus me këngën “Old Town Road” (Remix), Post Malone dhe Swae Lee me “Sunflower” dhe Shawn Mendes dhe Camila Cabello me këngën “Señorita”.

Çmimin si këngëtarja më e mirë në zhanrin pop e fitoi Halsey, e cila ishte në garë me Ariana Grande, Becky G, Camila Cabello, Jonas Brothers dhe Shawn Mendes.

Në këtë garë u ndanë edhe çmimet për rokerin më të mirë që u shpall Green Day, Nicki Minaj për hip-hop, për interpretimin më të mirë Live çmimin e mori BTS.

Çmimi për alternativën më të mirë i takoi FKA Twigs, për elektronikë Martin Garrix dhe për dukjen më të mirë këngëtarja Halsey.