Bruno Mars triumfoi me gjashtë çmime

Bruno Mars triumfoi me gjashtë çmime

Edicioni i 60-të i ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2018 ka rikthyer të gjithë vëmendjen botërore në New York.

Gara ishte e ngushtë mes artistëve, por këngëtari Bruno Mars ka arritur që të triumfojë me plot gjashtë çmime, më shumë se secili artist tjetër këtë vit.

Bruno Mars la prapa reperë të njohur si Jay-Z dhe Kendrick Lamar, për të cilin shumë kritikë kishin qenë të bindur se do ta rrëmbente trofeun e albumit të vitit me “Damn”./21Media

Më poshtë keni listën e fituesve të Grammy:

Regjistrimi i Vitit
“24K MAGIC” – BRUNO MARS

Albumi i Vitit
24K MAGIC – BRUNO MARS

Kënga më e mirë e Vitit
“THAT’S WHAT I LIKE” – CHRISTOPHER BRODY BROWN, JAMES FAUNTLEROY, PHILIP LAWRENCE, BRUNO MARS, RAY CHARLES MCCULLOUGH II, JEREMY REEVES, RAY ROMULUS & JONATHAN YIP (BRUNO MARS)

Artisti më i mirë i ri
ALESSIA CARA

Performanca më e mirë POP solo
“SHAPE OF YOU” – ED SHEERAN

Performanca më e mirë POP në grup
“FEEL IT STILL” – PORTUGAL. THE MAN

Albumi më i mirë vokal POP
÷ (DIVIDE) – ED SHEERAN

Regjistrimi më i mirë DANCE
“TONITE” – LCD SOUNDSYSTEM

Albumi më i mirë DANCE/ELECTRIC
3-D THE CATALOGUE – KRAFTWERK

Performanca më e mirë ROCK
“YOU WANT IT DARKER” – LEONARD COHEN

Performanca më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Performanca më e mirë tradicionale R&B
“REDBONE” – CHILDISH GAMBINO

Kënga më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Albumi më i mirë URBAN
STARBOY – THE WEEKND

Albumi më i mirë R&B
24K MAGIC – BRUNO MARS

Performanca më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë RAP
“LOYALTY.” – KENDRICK LAMAR FEAT. RIHANNA

Kënga më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Albumi më i mirë RAP
DAMN. – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë për mediat vizuale
LA LA LAND – (Artistë të tjerë të ndryshëm)

Kënga më e mirë e realizuar për mediat vizuale
“HOW FAR I’LL GO” – AULI’I CRAVALHO

Producenti më i mirë i vitit, jo klasik
GREG KURSTIN

Videoklipi më i mirë
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR