Këngët fituese të "Këngës Magjike 2018"

Këngët fituese të “Këngës Magjike 2018”

Sonte është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të e festivalit të  “Këngës Magjike”.

Vendin e parë në këtë festival e rrëmbeu kantuatori shqiptar, Flori Mumajesi me këngën “Plas” , ndërsa vendi i dytë i takoi Aurela Gaçes dhe Eli Farës me këngën “Zemra Rratata”. Kurse, vendi i tretë në këtë festival shkoi për Fifin dhe Mc Kreshën me këngën “Psikopatja Jote”.

Këta artistë u shpërblyen edhe me çmime të tjera gjatë mbrëmjes kështu duke bërë që këto vende t’ua japin atyre trofeun e dytë në këtë natë.

Flori u shërblye edhe me çmimin e “Baladës më të mirë”, Aurela dhe Eli me çmimin e “Këngës Hit”, ndërsa Fifi dhe Kresha me atë të “Artistit më të mirë në Internet”.

“Kënga Magjike” edhe këtë vit u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin 21, ndërsa për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”./21Media