Fjalë që përdoret shpesh

Fjalë që përdoret shpesh

Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.

Fjalori më i rëndësishëm në Gjermani “Duden” shtoi fjalën “inshallah” si “inschallah”. Përkufizimi i fjalës është “shpresoj” që në botën muslimane ka kuptimin si  “Në dashtë Allahu”.

Po ashtu, në përshkrim thuhet se fjala ka origjinë nga gjuha arabe dhe përdoret shumë shpesh në mesin e myslimanëve, transmeton rtv21.tv.

Ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë nëse fjala “inshallah” do të shfaqet në fjalorin e ri të shtypur të Duden./21Media