"Zemra ime është plotë"

“Zemra ime është plotë”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dje vizitoi Shqipërpinë për një mision humanitar. Artistja e madhe e skenës u doli në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bebe tregoi se do të ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’u shërbejë brezit të ri.

Pas takimit me disa prej personave që e përjetuan tërmetin Bebe po kthehet në Amerikë. Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram.

“Duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Jam e lodhur por zemra ime është plotë. Ndalesa e radhës për koncert është Chicago”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Ylli i muzikës, gjatë ditës së djeshme është shprehur se nuk ka rëndësi se e famshme është, ajo asnjëherë nuk do ta harrojë prejardhjen e saj.

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë la 52 persona të vdekur e qindra të tjerë të lënduar. /21Media