Messi ka kujtuar momentin kur kishte fituar për herë të parë Topin e Artë

Messi ka kujtuar momentin kur kishte fituar për herë të parë Topin e Artë

Ylli argjentinas, Lionel Messi e ka fituar sonte Topin e Artë për vitin 2019, duke shkruar historinë, pasi është bërë futbollisti i vetëm që ka rrëmbyer gjashtë herë këtë çmim

Në çmimin e ndarë nga “France Football”, Messi ka mposhtur Virgil van Dijkun, Cristiano Ronaldon e Sadio Manen, për ta fituar këtë çmim për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë prapa Ronaldon, i cili e ka fituar 5 herë këtë çmim.

Ky çmim ka shkuar për argjentinasin falë një tjetër sezoni magjik, ku në 50 ndeshje në të gjitha garat në edicionin 2018/19, ka shënuar 51 gola dhe ka bërë 22 asistime.

Ai ka folur pasi ka fituar këtë çmim, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për të.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë. Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë. Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, ka deklaruar Leo Messi.

Ndërkohë, portieri më i mirë i këtij viti është shpallur portieri i Liverpoolit, Alisson Becker. Në ceremoninë e “France Football”, Becker është vlerësuar më i miri, duke lënë pas Ter Stegen, Lloris dhe Kepa.