Fortunato kishte qenë edhe më parë pjesë e Dritës

Fortunato kishte qenë edhe më parë pjesë e Dritës

Skuadra e Dritës sot ka prezantuar lojtarin më të ri në klub.

Në fakt, drejtuesit e skuadrës nga Gjilani kanë rikthyer në anët e veta sulmuesin brazilian, Gilberto Fortunatos.

Në video-prezantimin e lojtarit të publikuar nga skuadra e Dritës në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka folur edhe vet lojtari.

“FC DRITA, unë u riktheva por kësaj radhe për tu bërë kampion”, ka thënë ai.

Fortunato kishte qenë edhe më parë pjesë e Dritës për një kohë të shkurtët në vitin 2016, ku në 9 paraqitje kishte shënuar vetëm 2 gola.

Drita pak kohë më parë ka prezantuar Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtar ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.