Ujkani transferohet në Torino

Ujkani transferohet në Torino

Samir Ujkani dje është prezantuar te skuadra e Serie A, Torino.

Te kjo skuadër kapiteni i Kosovë ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

E pas prezantimit, transferimin te Torino e ka komentuar në rrjetet sociale vetë gardiani.

“Jam krenar dhe i nderuar që kam ardhur në njërin prej klubeve më të rëndësishëm në futbollin italian. Do ta takoj sërish Sirigun, një portier fantastik të cilin e njoh nga koha kur ishim në Palermo”, ka thënë Ujkani.

Portieri 31 vjeçar do të jetë zëvendësuesi i Salvatore Sirigut.