Osmani: Do ta nxjerrim vendin nga humnera

Osmani: Do ta nxjerrim vendin nga humnera

Vjosa Osmani do të jetë kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 6 tetor.

Pas mbledhjes disa orëshe të Kryesisë së LDK-së, Osmani iu drejtua të pranishmëve në konferencën për media, shkruan rtv21.tv

Ajo falënderoi të gjithë qytetarët për interesimin e tyre dhe kolegët për mbështetjen e tyre, sidomos siç tha ajo për ata që filluan të rinj rrugëtimin politik.

Osmani tha se “bashkërisht me qytetarët ta kthejmë Kosovën në rrugë të drejtë. Që bashkërisht me qytetarët e Kosovës ta nxjerrim vendin nga humnera te cilën e kanë vendosur njerëz të pa ndërgjegjshëm, njerëz të korruptuar të cilët asnjëherë interesin e qytetarëve nuk e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarët e Kosovës se nga tani e tutje asnjëherë nuk do të ndihen  që nuk kanë zë, në veçanti të gjitha gratë dhe nënat”, tha Vjosa.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi ka marr sot vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës dhe ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve./21Media