Poezi nga Naim Frashëri

Poezi nga Naim Frashëri

 

Fjalët e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar

E jam duke përvëluar,

Që t’ju jap pakëz dritë,

Natën t’jua bëj ditë.

 

Do të tretem, të kullohem,

Të digjem, të përvëlohem,

Që t’ju ndrit mirë e të shihni,

Njëri-tjetrin të njihni.

 

Për ju do të rri të tretem,

Asnjë çikë të mos mbetem,

Të digjem e të qaj me lot,

Se dëshirën s’e duroj dot.

 

Unë zjarrit nuk i druhem

Dhe kurrë s’dua të shuhem,

Po të digjem me dëshirë,

Sa të mund të ndrit më mirë.

 

Kur më shihni që jam tretur,

Mos pandehni se kam vdekur.

 

Jam i gjallë e jam në jetë,

Jam në dritë të vërtetë

Unë jam në Shpirtit tuaj,

Mos më kini për të huaj,

Më është falur durimi,

Andaj po digjem si trimi,

Sa me ka ënda t’ju bëj mirë,

Të mos mbeti në errësirë.

 

Jakeni, rreth meje rrini,

Flisni, qeshni, hani, pini

Në shpirtit kam dashurinë,

Pa digjem për njerëzinë…

 

Me zjarr ta djek mushkërinë

E të tretëm për njerinë

Unë dua njerëzinë,

Mirësin’e urtësinë.

 

Ne behi shoke me mua,

Ne me doni si ju dua,

Njëri tjatrine ne doni

Të paudhe mos punoni…

 

Unë, duke përvëluar,

Njerëzit i kam ndrituar;

Kam qenë mik me njerinë,

Andaj i di e me dinë…

 

Dua shum fjalë t’ju them,

Po trembem mos ju bënj ujem.

E ku shkruhene në kartë

Fjalët’ e gjuhësë ‘zjarrtë ?