Të bashkuar me Shqipërinë

Të bashkuar me Shqipërinë

Dita e Flamurit këtë vit shqiptarët i gjeti në zi, shkaku i tërmeteve në Shqipëri që ndodhën para dy ditëve, si pasojë e së cilëve vdiqën dhjetëra persona, ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

Aktivitetet që ishin paraparë të mbaheshin për nderë të 28 Nëntorit janë anuluar, derisa vëmendja është përqendruar në Shqipëri për të ndihmuar të pastrehët.

Sot, në ditën e flamurit, artistë të shumtë shqiptarë kanë shkruar fjalë emocionuese, duke i lidhur me tragjedinë që po përjeton Shqipëria, shkruan rtv21.tv

Artistët si: Ledri Vula, Adelina Ismaili, Diona Fona, Genc Prelvukaj, Dhurata Dora, Violeta Kukaj, Skerdi, Morena Taraku, Soni Malaj dhe jo vetëm në mënyra të ndryshme uruan 28 Nëntorin, me shpresën që Dita e Flamurit vitin tjetër t’i gjejë më mirë shqiptarët.

Shifra e të vdekurve nga tërmeti i së martes në Shqipëri ka arritur në 42, ndërsa të lënduar janë qindra persona.

28 Nëntori që njihet edhe si Dita e flamurit është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën, sepse në këtë datë të vitit 1912 ishte shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dita e Flamurit është festa që bashkon shqiptarët kudo në botë. Është datë e veçantë edhe për arsye se është edhe datëlindja e heroit, Adem Jasharit./21Media

 

View this post on Instagram

 

Ma të bashkuar se kurrë #28

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

 

View this post on Instagram

 

Qofte i bekuar ky flamur, te cilin e bekuan brezat, brezat, e brezat para nesh… Ju kam ne zemer 😢🙏🏽❤️ #28nentori

A post shared by K I N G M T ♔ (@morenataraku) on

 

View this post on Instagram

 

E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi. #ditaeflamurit

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VioletëKukaj (@violetekukaj) on