Osmani tha se beson që që t'ia kthej dinjitetin Kuvendit

Osmani tha se beson që që t’ia kthej dinjitetin Kuvendit

Kryetarja e sapo zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani mbajti fjalimin e parë si kryeparlamentare. Ajo theksoi se ishte nder i madh që me betimin e deputetëve u zgjedh që ta përfaqësojë Kuvendin. Duke falënderuar ambasadorët, mediat, deputetët dhe jo vetëm, Vjosa falënderoi edhe secilin qytetarë për besimin e treguar.

Ajo uroi LVV, LDK-në si dhe përfaqësuesit e pakicave që të na bëjnë krenarë. Ajo më tutje u shpreh që secili e ka për detyrë t’i mbajë fjalët që i ka dhënë dhe shtoi se beson që që t’ia kthej dinjitetin Kuvendit. Osmani më tutje shtoi se do të jetë zëri i secilit dhe jo vetëm e partisë së saj.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sot u zgjedh në postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës, pas lirimit të këtij posti me rastin e emërimit të Glauk Konjufcës në postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Osmani mori 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. 67 deputetë ishin të pranishëm në sallë me rastin e votimit./21Media