20 Thëniet e Leo Tolstoy që e bëjnë jetën tuaj më të lumtur

20 Thëniet e Leo Tolstoy që e bëjnë jetën tuaj më të lumtur

Të gjithë e njohim shkrimtarin e famëshëm rus Leo Tolstoy, një shkrimtar, filozof dhe njëri ndër novelistat më të mëdhenjë. Por pak e njohin atë, nga njerëzit e rrallë që ishte kundër që arti të mbahej i fshehur dhe vetëm për vete, ai do të duhej të shpërndahej në të gjithë njerëzimin. Tolstoy ishte gjithashtu i pari shkrimtar që refuzoi çmimin Nobel.

Image result for leo tolstoy

Bright Side ka listuar 20 fjali për jetën, besimin, lumturinë, dashurinë, familjen dhe synimet njerëzore gjatë jetës së tyre, përcjellë rtv.21.tv.

1.Në botën tonë secili mendon si ta ndryshojë botën, por askush nuk mendon që ndryshimin ta fillojë nga vetja.

2.Gjithçka arrinë në kohë për ata që dinë të presin.

3.Të gjitha familjet e lumtura e mbështesin njëra – tjetrën, ndërsa ato të palumtura vetëm shkaktojnë dëme.

4.Gjërat e mëdha janë gjithmonë të thjeshta dhe modeste.

5.Ne gjithmonë mendojmë se të tjerët na duan sepse jemi të mirë, por asnjëherë nuk mendojmë se të tjerët janë të mirë sepse na duan ne.

6.Dy luftëtarët më të fuqishëm janë koha dhe durimi.

7.Jeta është dashuri. Gjithqka që kam mësuar, kam mësuar nga dashuria.

8.Kur e do dikë, e do për atë çka është dhe jo atë çka ti dëshiron ai të jetë.

9.Ne humbëm, sepse i thamë vetes se humbëm.

10.Të vërtetat më të mëdha janë të thjeshta

11.E vërteta është e artë, jo për tu fshehur nga arritja e saj por për të larguar gjithçka që nuk është e tillë.

12.Njëra nga kushtet themelore për të arritur lumturin është që lidhja mes njeriut dhe natyrës të mos shkëputet asnjëherë.

13.Zëri i secilit burrë dhe secilës grua është t’u shërbejë njerëzve të tjerë.

14.Gabimi nuk rregullohet me gabim dhe e keqja nuk kthehet me të keqe.

15.Lumturia nuk varet se si janë gjërat, por si i shohim ne ato.

16.Nëse dëshiron të ndjhesh i lumtur, atëherë ndjehu i tillë.

17.Është vetëm një kohë e rëndësishme-Tani! Është koha kur ne kemi më së shumti fuqi.

18.Gabimet nuk u japin fund gabimeve, vetëm pse shumica e njerëzve i bëjnë ato.

19.Njëri mund ta jetojë jetën mahnitshëm, nëse ai e dinë si të punojë dhe të dashurojë.

20.Rrëmbeji momentet e mira në jetë, dashuro dhe dashurohu. Është i vetmi realitet që ekziston, të tjerat nuk kanë rëndësi. /21Media.