Kujt i dërgoi puthje këngëtarja?

Kujt i dërgoi puthje këngëtarja?

Një ndër emrat më të përfolur kohëve të fundit në mediat rozë është këngëtarja, Fjolla Morina, e cila përfolet si për jetën profesionale, por edhe për atë private.

Sikurse pjesa tjetër e estradës, edhe Fjolla për të qenë sa më afër fansave po publikon imazhe të shumta në rrjete sociale, në të cilat po komentohet dhe pëlqehet mjaft.

Pak minuta më parë, Fjolla në Instastory hodhi disa fotografi, përmes së cilave tregoi se gjendet në Tiranë. Me setër të zezë, pantolla të zi dhe flokë të lëshuara, Fjolla duket mjaft tërheqëse në imazhet e fundit.

Çka bie në sy është ekspozimi i gjoksit nga ana e këngëtares si dhe puthja që ajo ia dërgon dikujt. ”Kiss, Kiss :* ”, ka shkruar Fjolla sipër njërës nga fotografitë, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë se një person shumë i afërt me Fjolla Morinën ka treguar ekskluzivisht për portalin rtv21.tv se Fjolla është në lidhje dashurie dhe se lidhja e tyre po shkon shumë mirë./21Media