"33 asnjëherë nuk është dukur kaq bukur”

“33 asnjëherë nuk është dukur kaq bukur”

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e përfolur në media, Fjolla Morina sot feston 33 vjetorin e lindjes.

Me rastin e ditëlindjes, Fjolla ka vendosur të shkruajë një shkrim prekës për veten, përcjellë rtv21.tv

Me një fotografi të publikuar kur kishte qenë bebe në krahët e babait, ajo ka vendosur të tregojë që ndihet falënderuese që po jeton edhe një vit tjetër.

Po hap edhe nje vit tjeter ne jeten time. E bekuar por mbi te gjitha me koken lart sepse po le pas nje vit ku nuk kan munguar momente te lumtura,te hidheruara,gezime,deshtime e sfida. Por te gjitha keto me kane bere ate qe une jam sot,nje femer e fort dhe me karakter. Shume mirenjohese per te gjithe ato njerez qe me kane qendruar prane ne dite te mira dhe ato te keqija. Sot, dua vetëm të falënderojë Zotin që po më jep edhe një vit jetë. Urime ditëlindja për mua. 33 asnjëherë nuk është dukur kaq bukur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e një fotografisë së publikuar.

Fjolla ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Përveç urimeve, ajo është surprizuar edhe nga halla e saj, mbrëmë në orët e vona.

Fjolla është nënë e dy vajzave, Ledianës dhe Aalyahs, përcjellë rtv21.tv

“Fustani” është projekti i fundit muzikor i këngëtares në bashkëpunim me Manin. Kënga është publikuar më 17 tetor dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media