Fjolla Morina ka kryer obligim e saj qytetar

Fjolla Morina ka kryer obligim e saj qytetar

Kosova sot është duke i mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë ditë, që në vendin tonë të drejtë vote kanë  1 milion e 937 mijë e 869 persona, të drejtën e saj e shfrytëzoi edhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina.

33-vjeçarja në Instagram ka publikaur një fotografi nga qendra e votimit, teksa me anë të shkrimit ka ftuar qytetarët ta shfrytëzojnë votën e tyre .

Une Votova Dilni edhe Ju. Na prift e mbara” , ka shkruar Fjolla.

 

View this post on Instagram

 

Une Votova Dilni edhe Ju😊Na prift e mbara🙏

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

 Nga ora 07:00 nisi votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1 milion e 937 mijë e 869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilët do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1  mijë e 67 kandidatë për deputetë. Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinjë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues./21Media