Fjolla Morina me fjalë të mëdha për artisten e madhe

Fjolla Morina me fjalë të mëdha për artisten e madhe

I bashkon i njejti profesion, por jo edhe zhanri i njejtë, megjithatë ato gëzojnë raporte të mira shoqërore. Bëhet fjalë për këngëtaret e njohura shqiptare, Shyhrete Behluli dhe Fjolla Morina, të cilat ruajnë raportet e mira mes vete.

Duke marrë parasysh që Shyhretja është qe sa vite pjesë e skenës, Fjola Morina e konsideron atë model dhe gëzon respekt të madh për të. Kjo vërehet nga disa storie që Fjolla publikoi në Instagram, teksa në sfond dëgjohet kënga “Shnosh me kan”, e Shyhrete Behlulit. Këto storie ajo i shoqëroi me mbishkrimin “Diva ma knaq shpirtin”, transmeton rtv21.tv

 

Kujtojmë se ky është projekti i fundit i Shyhretes. Ndërkaq, “Nace Nace” është projekti i fundit i Fjollës./21Media