Kush po e shoqëronte Fjollën?

Kush po e shoqëronte Fjollën?

Fjolla Morina është një ndër femrat më të përfolura të estradës, ajo vazhdimisht është pjesë e mediave rozë si për projekte të reja ashtu edhe për jetën personale.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive të ndryshme duke u munduar që t’i mbajë afër fansat me përditshmërinë e saj.

Mbrëmë ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku shihet duke shijuar një darkë romantike, mirëpo nuk ka zbuluar personin që po e shoqëronte.

E veshur e gjitha në të zezë, Fjolla dukej tejet tërheqëse.

Ndryshe, kujtojmë se një person shumë i afërt me Fjolla Morinën ka treguar ekskluzivisht për portalin rtv21.tv se Fjolla është në lidhje dashurie dhe se lidhja e tyre po shkon shumë mirë./21Media