"Tjetër është kur të pëlqen diçka dhe tjetër..."

“Tjetër është kur të pëlqen diçka dhe tjetër…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Fjolla Morina është në mesin e emrave më të komentuar të showbizit. Meqë ajo është një këngëtare e bukur dhe tërheqëse, mediave rozë nuk u shpëtoi as jeta e saj private.

Edhe pse ajo disa herë ka deklaruar se është beqare, megjithatë me postimin e fundit ua turbulloi mendjen fansave. Nga fotografitë që publikoi tregoi se pranoi disa trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë dhe një kartolinë me një dedikim të veçantë, transmeton rtv21.tv

“Tjetër është kur të pëlqen diçka dhe tjetër kur e do. Nëse ju pëlqen një lule e këput. Në qoftëse e don atë e vaditën çdo ditë”, ishte dedikimi i veçantë për të.

Me kalimin e kohës do të kuptohet se kush qëndron prapa kësaj befasie të bukur, por një gjë është e sigurt, artistes i pëlqeu shumë kjo befasi.

 

View this post on Instagram

 

The best place @ilgustobistro_2 🌹

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina) on

Kujtojmë se ajo ishte martuar në moshën 17-vjeçare, me një mashkull disa vjet më të madh se ajo. Nga martesa e dështuar ajo ka një vajzë, që e ka pagëzuar me emrin Lediana.

Pas kësaj, ajo u përfol edhe për disa lidhje afatshkurtra. Një ndër to ishte me një biznismen kosovar, me të cilin ka vajzën Alayah. Siç u spekulua në media, ai nuk ishte dakord të bëhej baba dhe nga kjo rrodhi ndarja e çiftit./21Media