"Dashuria e jetës sime mbushi 4 vite"

“Dashuria e jetës sime mbushi 4 vite”

Para pak ditësh, Alayah Morina, vajza e këngëtares së mirënjohur, Fjolla Morina festoi ditëlindjen e 4-të. Këngëtarja organizoi një festë madhështore për të bijën dhe sot publikoi fotografitë e bukura të realizuara atë ditë. Në këtë festë të pranishëm ishin familjarët, miqtë e kolegët e artistes.

“Dashuria e jetës sime mbushi 4 vite”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Fjolla Morina ka dy vajza, Lediana dhe Alayah. Ajo ka qenë vetëm 17-vjeçare kur e ka sjellë në jetë Ledianën./21Media