Fjolla rrëfen vështirësitë e të qenurit nënë e baba në të njëjtën kohë

Fjolla rrëfen vështirësitë e të qenurit nënë e baba në të njëjtën kohë

Këngëtarja  e njohur dhe shumë e përfolur në media,  Fjolla Morina krahas punës së saj duket se është një nënë mjaft e përkushtuar për dy vajzat e saj.
Duke u bazuar në rrjetet sociale duket se Fjolla kujdeset që gjithmonë kohën e madhe ta kalon bashkë me vajzat.

Kujtojmë se, Fjolla është nënë e vetme në kujdesin e vajzave. Së fundmi, me anë të një postimi në Instagram Fjolla ka rrëfyer vështëristë që ajo i ka kaluar me vajzën e dytë, Alayan.

Sipas saj, aspak ska qenë e lehtë të qenurit baba e nënë në të njëjten kohë.

“U flijova shumë që mos ta lejoja ta humb at që Zoti dashti t’ma dhuroj. U pajtova me gjithcka, por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e letë për mu të qenurit Baba e Nanë, frym dhe forc, dhimbje ilac, lot e Dashuri, e vetme vec për ty Evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si UNË bijë”, shkruajti Fjolla Morina në fotografinë e Alayas kur ishte foshnje.

Kujtojmë se, Fjolla ka dy vajza, Lediana dhe Alayah. Ajo ka qenë vetëm 17-vjeçare kur ka sjellë në jetë Ledianën./21Media