Këngëtarja shprehu fjalë të bukura për ditëlindjen e vajzës

Këngëtarja shprehu fjalë të bukura për ditëlindjen e vajzës

Në minutat e parë të ditës së sotme, këngëtarja e mirënjohur, Fjolla Morina shkroi fjalët më të mira për gëzimin e parë të saj. Vajza e saj, Lediana sot ka ditëlindjen dhe i mbushi 16 vjet, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie të bërë 16 vjet më parë, Fjolla thuri fjalët më të bukura si nënë për të uruar vajzën e saj.

“Unë nuk ta them shpesh këtë , por sot është dita e përkryer për të të bërë të ditur se cfarë dhurate e çmuar je për mua.Jam krenare per vajzen time.Ti je gezimi im i pare,drita e syve te mi,ti je ajo qe per here te pare degjova te me thoje MAM.Qofsh e paster si uji,e dashur si zemra dhe e bukur si dielli.Gëzuar Ditëlindjen Lediana.Mami te do shume.”, shkroi këngëtarja në instagram, ku numëron 415 mijë ndjekës.

Ndërsa, vajza, Lediana e falënderoi nënën, duke i shkruar që e do shumë.

Kujtojmë që “Si ta pranoj” është projekti i fundit muzikor i këngëtares, i publikuar në muajin prill, i cili deri tani në Youtube ka rreth 400 mijë klikime./21Media