"Njeri më të mirë se Big Mama nuk ka"

“Njeri më të mirë se Big Mama nuk ka”

E ftuar në emisionin “Mama’s Trip” i cili edhe këtë javë u realizua në rivierën turke ishte këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku Vjollca Haxhiu.

Gjatë një interviste të realizuar nga atje Vjollca ka shfrytëzuar rastin që për moderatoren e emisionit Big Mamën t’i thotë disa fjalë.

“Nuk të kam thënë kurrë pot thom tani, du me i thonë publikut, nuk po e thomë veç për kamera, por njeri më të mirë se Big Mama nuk ka” tha Vjollca.

Ndryshe “Si Na” është kënga e fundit nga Vjollca Haxhiu e publikuar shtatë muaj më parë./21Media