"Si gjithmonë ajo e di si të më befasoj mua"

“Si gjithmonë ajo e di si të më befasoj mua”

Këngëtarja e mirënjohur, Flaka Krelani ka një stil të veçantë në veshje që e dallon nga vajzat e tjera.

Së fundmi, Flaka ka tërhequr vëmendjen me një foto të publikuar në  Instagram ku shfaqet e veshur me një palë pantallona ngjyrë gri, një palë take të zeza dhe një xhaketë të kuqe të cilën e ka dhuratë nga nëna e saj.

“Kjo xhaketë është dhuratë nga nëna ime e mrekullueshme. Si gjithmonë ajo e di si të më befasoj mua! Faleminderit Mbretëreshë”- ka shkruar Flaka sipër fotos së publikuar.

Ndryshe, kujtojmë se “DEF Star” është kënga e fundit nga Flaka në bashkëpunim me Pancho City./21Media