Loxha kualifikohet në finale të EJU European Cup Sarajevo 2019

Loxha kualifikohet në finale të EJU European Cup Sarajevo 2019

Sukseset në sportin e xhudos nuk kanë të ndaluar. Tanimë është garuesja e re kosovare, Flaka Loxha, ajo e cila është kualifikuar në finale të EJU European Cup Sarajevo 2019. Ajo deri më tani në këtë garë ka arritur tri fitore me Ippon dhe në gjysmëfinale ka mposhtur një garuese serbe, e cila ishte favorite për medalje në kategorinë 57 kilogramë.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Bravo Flaka!! World Cirkuit Juniors. EJU European Cup Sarajevo 2019. Flaka Loxha në finale kategoria 57 kg. Tri fitore me Ippon dhe në gjysëmfinale mposhti serben Perishiq, e cila ishte favorite e kësaj gare! Medalja u sigurua pritet lufta për të artën me garuesen Holandeze! Në finale Loxha do të përballet me garuesen holandeze, Shannon Van De Meeberg.”, shkroi Kuka.

Në finale Loxha do të përballet me garuesen holandeze, Shannon Van De Meeberg.