Flamuj amerikanë gjithandej në Mitrovicë

Ditë historike, sot Kosova bëhet me ushtri

Në jug të Mitrovicës valviten gjithandej flamuj amerikanë.

Kjo, pasi që Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbështesin tranzicionin e Forcave të Sigurisë në Ushtri.

Flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur edhe në shumë qytete të Kosovës.

Sot nga ora 10:00 pritet që në Kuvendin e Kosovës të mbahet seanca për votimin e ushtrisë.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00./21Media

Back to top button