Po mbahet Kampionati Evropian i notit për junior

Po mbahet Kampionati Evropian i notit për junior

Flamuri i Kosovës po valon edhe në qytetin  Netanya të Izraelit, ku po mbahet Kampionati Evropian i notit për junior. Kosova në këtë Kampionat po përfaqësohet me garuesit: Meriton Veliu dhe Dren Ukimeraj.

Dreni të enjten ka thyer rekord të Kosovës për junior, në disiplinën 100m krol me kohë: 00:57:36. Në renditjen e përgjithshme, garuesit nga Kosova nuk kanë pasur ndonjë pozitë për t’u veçuar./21Media