Ndeshja Brescia -Vojvodina u ndërpre pasi tifozët sulmuan personin që po mbante flamurin shqiptar

Ndeshja Brescia -Vojvodina u ndërpre pasi tifozët sulmuan personin që po mbante flamurin shqiptar

Sot, skuadra e Serie A, Brescia zhvilloi një ndeshje kundër skuadrës serbe, Vojvodina. Por kjo ndeshje u ndërpre pasi tifozët e Vojvodin-ës hynë në fushë dhe ia mësynë një personi që po mbante flamurin shqiptar.

Problemi filloi kur një tifozë po mbante flamurin e Shqipërisë dhe fansat e Vojvodinës kapërcyen gardhin rrethues, e u drejtuan kah tifozi me flamur. Për fat të mirë, policia ndërhyri në kohë dhe parandaloi çdo kontakt.

Sipas mediave italiane ndeshja fillimisht u ndërpre përkohësisht, por më vonë u mor vendimi që ajo të mos vazhdojë, për shkak të sigurisë.

Brescia fitoi 2-1 me golat nga Alfredo Donnarumma dhe Davide Bisoli. Edhe në pjesën e parë të kësaj ndeshje pati probleme kur lojtarët e Vojvodinas përkohësisht u largua nga fusha pasi që trajneri i tyre mori një kartonë të kuq./21Media