Me flamurin kuq e zi qytetarët po e mbështesin Ramushin

Disa qytetarë janë mbledhur para gjykatës në Colmar të Francës

Qytetarët janë mbledhur para gjykatës së Apelit në Colmar të Francës për të përcjellur seancën ndaj ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj e cila nis në ora 14:00.

Edhe pse ka edhe disa orë deri në seancë, një grup qytetarësh tashmë kanë dalur para gjykatës për ta mbështetur liderin e AAK-së.

“Ne jemi krenarë për Ramush Haradinajn dhe ai tashmë ishte dashur të ishte në Kosovë dhe jo në Francë… Duam qe ky partiot i madhë të lirohet me çdo kusht dhe nuk lejojmë që shtetet e ndryshme të na poshtrojnë. Të jemi të bashkuar për këto raste”, u shpreh një qytetare e cila kishte shkuar në mbështetje të Haradinajt.

Ata në duar po mbajnë edhe një flamur kuq e zi dhe po presin deri sa të nis seanca./21Media

Back to top button