Edicioni i ri i Superligës

Edicioni i ri i Superligës

Sot fillon edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll. Në javën e parë të këtij edicioni do të ndeshen edhe dy ekipet e kryeqytetit, Flamurtari dhe Prishtina.

Prishtina vitin e kaluar u rendit e dyta në renditjen tabelare, ndërsa Flamurtari në fund i shpëtoi barazhit duke u renditur në pozitën e 6-të.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në Superligë mes këtyre dy skuadrave, skuadra e Prishtinës ka shënuar tri fitore, ndërsa ajo e Flamurtarit vetëm një dhe atë sezonin e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:0. Ndërsa në këto pesë ndeshje të zhvilluara, vetëm një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet në stadiumin “Xhemail Ibishi” me fillim nga ora 17:00.