Flasin mjekët për gjendjen shëndetësore e të plagosurit në Gllogjan

Tre persona mbrëmë janë vrarë dhe një është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të një autobusi në afërsi të fshatit Gllogjan të Komunës së Deçanit.
I plagosuri është duke marrë tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërsa, mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Zëdhënës i Spitalit Rajonal të Pejës, Naim Sahiti ka konfirmuar për rtv21.tv së gjendja e të plagosurit është e mirë.
Po ashtu kryeinfermierja, Hidajete Krasniqi në një prononcim për RTV21 tha se operimi është kryer me sukses mbrëmë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
“Gjendja e pacientit është stabile, pas operimit që është kry në orët e vona të mbrëmjes. Iu është hequr pjesa e mbetur plumbi, operimi është kryer me sukses dhe pacienti është në gjendje të mirë”, tha ajo.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet se autobusi është sulmuar me kallash AK-47 nga një i dyshuar i panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore./21Media  

Back to top button