Hysaj pësoi lëndim në ndeshjen Torino - Napoli

Hysaj pësoi lëndim në ndeshjen Torino – Napoli

Elseid Hysaj pritet të rikthehet shumë shpejtë dhe në janar të largohet nga Napoli. Këtë e konfirmoi menaxheri i Hysajt, Maroi Giuffredi, i cili foli në lidhje me gjendjen e tij pas lëndimit të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së fundjavës.

“Hysaj është mirë, ka pak dhembje në qaf dhe në gjoks. Ka një frakturë, por fatmirësisht nuk është shumë shqetësuese. Ansaldi u tregua shumë i zoti dhe në momentin e rënies i zvogëloi forcën e përplasjes. Ai pritet të rikthehet brenda 25 ditëve”, tha ai.

Ai tutje foli edhe për të ardhmen e lojtarit të kombëtares shqiptare.

“Napoli mund ta humbasë lojtarin me kosto zero dhe do të ishte një turp i madh për ta. Mendoj se ka ardhur koha të ndryshojë ambient, pas 4 vitesh e gjysmë. Nuk kam pse flas me të, pasi që të dy mendojmë njësoj”, përfundoi agjenti i Hysajt.

Hysaj pësoi lëndim në ndeshjen Torino – Napoli, që shkaktoi shqetësime të mëdha për ndonjë lëndim serioz. Por, siç raportojnë mediat nga Italia, futbollisti i kombëtares shqiptare është në gjendje të mirë.