Flet Ilir Deda në Click: A manipuloi LDK dhe VV me nënshkrimet e Dedës dhe Kusari-Lilas?

Deda tha nënshkrimet nuk i kanë dhënë

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda tha se ka ndodhur një gabim ku është përdorur nënshkrimi i tij dhe i deputetes Mimoza Kusari-Lilas në kërkesë për seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur në kuvend të thirrur nga LDK dhe LVV lidhur me dështimin për liberalizim të vizave këtë vit, shkruan rtv21.tv

Ai tha se ato nënshkrime nuk i kanë dhënë dhe se i kanë sqaruar me dokument në kuvend të Kosovës.

“Nuk kam asgjë kundër seancës, mirëpo kishte me qenë mirë me na vet, a po doni me qenë iniciatorë të kësaj seance, sepse mos të harrojmë se nuk janë vetëm dy parti opozitare në Kuvend të Kosovës, por janë katër edhe asnjëra nuk mujm me ja diktu njëra-tjerës, as agjendën e as opozitarizmin qysh skemi mujt në të kaluarën, nuk mundemi sot e as në të ardhmen”, tha Deda në emisionin debatues Click në RTV21./21Media

 

“LDK e LVV manipuluan me nënshkrimet e Ilir Dedës e Mimoza Kusarit”

Back to top button